Viza afatgjata për sipërmarrësit kinezë që investojnë në Hungari
2024-03-12 22:07:08

Foto CFP

Foto CFP

Ditët e fundit, ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto u shpreh se zbatimi nga Kina i politikës pilot të heqjes së vizave është një lajm i mirë për turistët e biznesmenët hungarezë që duan të shkojnë në Kinë. Në bazë të parimit të reciprocitetit, që nga 12 marsi, qeveria hungareze do t'u japë viza afatgjata sipërmarrësve kinezë që shkojnë në Hungari për investime. Peter Szijjarto theksoi gjithashtu se këto masa do të shtojnë më tej bashkëpunimin ekonomik e turistik dhe shkëmbimet njerëzore ndërmjet të dy vendeve.

Duke komentuar lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha në një konferencë për shtypin që këto masa kanë treguar zhvillimin me nivel të lartë të marrëdhënieve Kinë-Hungari dhe do të thellojnë më tej bashkëpunimin dypalësh me përfitime të përbashkëta në të gjitha fushat, si edhe do të shtojnë shkëmbimet njerëzore ndërmjet të dy vendeve, duke i çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe. (Fani)