Kreu i sporteve i Kinës: Industria sportive, rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit
2024-03-12 14:47:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Rritja e industrisë sportive në Kinë do të vijojë të luajë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, tha në Korridorin e Ministrave Gao Zhidan, drejtor i Administratës së Përgjithshme të Sportit të Kinës, pas mbledhjes përmbyllëse të sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin të hënën. 

Sportet dimërore patën një hov të madh në Kinë vjet, duke u bërë pjesë e industrisë sportive në lulëzim të vendit për më shumë se 10 vjet. Sipas Gao-s, industria sportive ka pasur një rritje mesatare vjetore 15.4 për qind që nga viti 2012. Vlera e përgjithshme e saj arriti në 3.3 trilionë juanë (rreth 459.3 miliardë dollarë) më 2022, me një rritje 1.3 trilionë juanë (afro 180.9 miliardë dollarë). 

Gao Zhidan-i beson se rritja e industrisë sportive e ka nxitur zhvillimin e ekonomisë kineze në tre mënyra. Së pari, në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë qytete kanë zhvilluar veprimtari të ndryshme sportive për të përmirësuar imazhin e tyre dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik.

2024-a është një vit olimpik. Nga 26 korrik deri më 11 gusht do të zhvillohet në kryeqytetin francez Paris edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike Verore. Gao vuri në dukje se një varg veprimtarish sportive që përfshinë njerëz nga të gjitha fushat e jetës, u organizuan anembanë Kinës vjet. 

"Veprimtaritë sportive jozyrtare, si Superliga Rurale dhe Shoqata e Basketbollit e Fshatit, morën vëmendje të madhe nga qarqet josportive," tha Gao. "Shumë veprimtari pingpongu u zhvilluan në parqe dhe lagje, duke pasuruar mundësinë e njerëzve për të përdorur pajisjet sportive." 

Sipas tij, këto zhvillime tregojnë se Kina po kthehet në një fuqi sportive.