Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 11.1 për qind në 2 muajt e parë të vitit
2024-03-12 10:55:40

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 11.1 për qind në baza vjetore në afro 4.03 milionë njësi në dy muajt e parë të vitit, treguan të hënën të dhënat nga Shoqata e Prodhuesve të Automobilave, njofton “Xinhua”.

Prodhimi i automjeteve në vend gjatë periudhës janar-shkurt u rrit me 8.1 për qind në baza vjetore në 3.92 milionë njësi, sipas shoqatës.

Në mënyrë të veçantë, prodhimi dhe shitjet e makinave të pasagjerëve qëndruan në 3.36 milionë njësi dhe 3.45 milionë njësi, përkatësisht 7.9 për qind dhe 10.6 për qind në baza vjetore, treguan të dhënat.

Prodhimi i automjeteve komerciale u rrit me 9 për qind nga një vit më parë, në 560.000 njësi, ndërsa shitjet e automjeteve komerciale u rritën me 14.1 për qind nga viti i kaluar në 575.000 njësi.

Sektori i automjeteve me energji të re (NEV) ka ruajtur një vrull të shpejtë rritjeje gjatë dy muajve të parë. Prodhimi i NEV-ve të vendit arriti në 1.25 milionë njësi, duke u rritur me 28.2 për qind krahasuar me një vit më parë. Shitjet e makianve me energji të re u rritën 29.4 për qind nga viti i kaluar në 1.21 milionë njësi.

Eksportet totale të automjeteve arritën në 822.000 njësi gjatë periudhës, një rritje prej 30.5 për qind në baza vjetore, zbuluan të dhënat.

Shitjet e makinave arritën në rreth 1.58 milionë njësi vetëm në shkurt, 19.9 për qind më pak nga e njëjta periudhë e një viti më parë. (Fatosi)