Ekspozita “China Chic” tërheq grupe vizitorësh në Shenzhen
2024-03-12 11:42:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

“China Chic” pasqyron jo vetëm popullaritetin në rritje të markave vendase midis konsumatorëve, veçanërisht brezit të ri, por edhe një besim të rinovuar kulturor, shkruan “CGTN”.

Ky trend u shfaq plotësisht në një ekspozitë kulturore në Shenzhen, ku vizitorët u dyndën për të përjetuar dhe blerë produkte me elemente kulturore tradicionale kineze.

Gjatë ekspozitës, kompanitë shfaqën krijimet e tyre më të fundit. Ato ndërthurin elemente tradicionale nga trashëgimia e pasur kulturore jomateriale e vendit me dizajnin modern dhe teknologjinë më të fundit. (Fatosi)