IAEA: Situata e pasurimit të uraniumit në Iran rrezikon të dalë jashtë kontrollit
2024-03-12 15:31:01

Foto nga VCG

Programi bërthamor kryesisht i pamonitoruar i Iranit dhe destabilizimi i shkaktuar nga konflikti i Gazës po forcojnë fraksionet iraniane që mbështesin zhvillimin e armëve bërthamore.

Në takimin tremujor të javës së kaluar të Bordit të Drejtorëve të Inspektoratit Bërthamor, Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj evropianë, u lëshuan paralajmërime alarmante për kërcënimin që vjen nga mungesa e bashkëpunimit të SHBA-së me Iranin për programin bërthamor, shkruan “ATSH”.

Drejtori i IAEA-së, Rafael Grossi, pranoi se inspektorati ka humbur vazhdimësinë e njohurive mbi prodhimin dhe stokun e centrifugave dhe koncentratit të mineralit të uraniumit në Iran.

I dërguari i Rusisë në IAEA, Mikhail Ulyanov, paralajmëroi se situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit, duke fajësuar pjesërisht SHBA-në për daljen nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.  (Fatosi)