Gjermania i bën thirrje Izraelit të ndryshojë strategji në Gaza
2024-03-11 11:44:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëvendëskancelari gjerman, njëherësh edhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i kërkoi Izraelit të ndryshojë strategji me mënyrën e veprimit në Gaza, shkruan “Panorama”.

“Izraeli duhet të ndryshojë strategjinë e tij në Rripin e Gazës. Kjo nuk do të thotë se Izraeli nuk duhet të luftojë Hamasin, por numri i viktimave civile është shumë i lartë”,- u tha ai gazetarëve në Nju-Jork pas një takimi me kreun të OKB-së, Antonio Guterres.

Ministri Habeck tha se Gjermania nuk mund ta pranojë mungesën e plotë të mbrojtjes për civilët dhe se kriza humanitare në Gazë po shoqërohet edhe prej rrezikut të urisë, duke treguar kushte të paqëndrueshme. (Fatosi)