Kryekëshilltari politik i Kinës takon përfaqësues të medias
2024-03-11 11:00:19

Foto nga Xinhua

Kryekëshilltari politik i Kinës Wang Huning u takua të dielën me përfaqësuesit e medias që raportuan lidhur me sesionin e dytë të Komitetit  të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK).

Wang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së, u shprehu atyre urime dhe mirënjohje për punën e tyre. Ai vlerësoi kontributin e dhënë nga mediat dhe punonjësit e këtij sektori për përfundimin me sukses të sesionit.