Grupi hekurudhor Qinghai-Xizang pati rritje të pasagjerëve gjatë Festës së Pranverës
2024-03-11 11:49:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“China Railway Qinghai-Xizang Group Co., Ltd.” trajtoi një total prej mbi 1.95 milionë pasagjerësh, 80.37 për qind më shumë në baza vjetore, gjatë Festës së Pranverës, njofton “Xinhua”.

Grupi transportoi një numër rekord pasagjerësh gjatë kësaj periudhe, si për nga numri i përgjithshëm ashtu edhe për numrin mesatar ditor.

Një mesatare prej 48.900 pasagjerësh udhëtonin përmes shërbimeve të saj hekurudhore çdo ditë gjatë kësaj periudhe, ndërsa numri i pikut ditor i pasagjerëve arriti në 65.000, një tjetër nivel i ri.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Grupi është kryesisht përgjegjës për rrugët hekurudhore në provincën Qinghai të Kinës veriperëndimore dhe Rajonin Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore.

Udhëtimet e Festës së Pranverës filluan më 26 janar dhe përfunduan më 5 mars. Gjatë kësaj periudhe, operatori hekurudhor shtoi 184 trena të përkohshëm dhe bashkoi 690 vagonë shtesë për të përmbushur kërkesën në rritje të udhëtimit.