Zona e Madhe e Gjirit e Kinës jugore është një nga polet më të ndritura të rritjes globale
2024-03-11 11:39:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zona e Madhe e Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao është zhvilluar si një nga polet më premtuese të rritjes jo vetëm në Kinë, por në një kontekst global, pas më shumë se pesë vitesh zhvillimi, u bë e ditur të dielën në Konferencën Konsultative Politike Popullore, shkruan “CGTN”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Zhdoganimi është më i qetë, banorët nga të tre rajonet ndajnë një lidhje më të ngushtë dhe ata janë më të përkushtuar ndaj punës”,- deklaroi O Lam, zyrtare e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos (SAR).

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ky vit është një festë e dyfishtë për SAR Makao, pasi shënoi 75-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe 25-vjetori i kthimit në atdheu, vuri në dukje O Lam.

“Në këtë vit dinamik do të bëhen më shumë përpjekje për të ndërtuar në mënyrë aktive Zonën e Madhe të Gjirit, duke i kushtuar përvjetorit arritje solide dhe performanca të jashtëzakonshme dhe duke vazhduar të promovohet avancimi i vazhdueshëm i përkushtimit të Makaos ndaj “Një vend, dy sisteme””, tha ajo.  (Fatosi)