Ambasadori kinez shtjellon qëndrimin e Kinës për situatën mes Palestinës e Izraelit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut
2024-03-11 16:35:54

Më 29 shkurt, ambasadori Chen Xu, përfaqësues i përhershëm i Kinës në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Zvicër, shtjelloi qëndrimin e palës kineze lidhur me situatën midis Palestinës dhe Izraelit në sesionin e 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut. 

Foto:VCG

Foto arkive: Këshilli i të Drejtave të Njeriut, Gjenevë(nga VCG)

Chen Xu vuri në dukje se Rripi i Gazës po vuan aktualisht një fatkeqësi humanitare të paparë. Armëpushimi i menjëhershëm është thirrja kryesore e komunitetit ndërkombëtar dhe kërkesa më themelore për rivendosjen e paqes. Kina e nxit Izraelin t'u sigurojë lehtësitë e nevojshme agjencive humanitare për të kryer operacionet e shpëtimit në Gazë dhe për të zbatuar në mënyrë efektive urdhrin e masave të përkohshme të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. 

Chen theksoi se Kina ka mbështetur gjithmonë me vendosmëri kauzën e drejtë të popullit palestinez për të rivendosur të drejtat e veta të ligjshme kombëtare dhe ka kundërshtuar me vendosmëri zhvendosjen e detyruar të palestinezëve dhe pushtimin e territoreve palestineze. "Zgjidhja me dy shtete" është konsensusi i përgjithshëm i komunitetit ndërkombëtar dhe një mënyrë realiste për të realizuar përfundimisht bashkëjetesën paqësore të Palestinës dhe Izraelit. Të gjitha vendet duhet të bëjnë përpjekje të pandërprera për këtë qëllim, tha përfaqësuesi kinez.