Shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë shohin një rritje solide në dy muajt e parë
2024-03-11 11:44:10

Foto nga VCG

Shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë shënuan një rritje të fortë në janar dhe shkurt të këtij viti, treguan të dielën të dhënat nga operatori hekurudhor i Kinës, njofton “Xinhua”.

Numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë arriti në 2928 në dy muajt e parë të vitit, 9 për qind më shumë në baza vjetore, bëri të ditur “China State Railway Group Co., Ltd” (China Railway).

Rreth 317.000 njësi 20 TEU mallrash u transportuan përmes shërbimeve të trenave të mallrave gjatë kësaj periudhe, 10 për qind më shumë se një vit më parë, sipas operatorit hekurudhor.

“China Railway” njoftoi se deri në fund të shkurtit, shërbimet e trenave ishin shtuar për të mbuluar 219 qytete në 25 vende evropiane. (Fatosi)