Botohet varianti në anglishte i "Veprave të përzgjedhura të Xi Jinping-ut”
2024-03-11 20:10:45

Foto nga faqja elektronike e Shtëpisë Botuese të Gjuhëve të Huaja

Variantet në gjuhën angleze të dy vëllimeve të para të "Veprave të përzgjedhura të Xi Jinping-ut" u botuan ditët e fundit nga Shtëpia Botuese e Gjuhëve të Huaja.

Në dy vëllimet janë përfshirë vepra të përzgjedhura të presidentit kinez Xi Jinping për periudhën nga nëntori i vitit 2012 deri në tetorin e vitit 2022, me raportin që ai mbajti në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së si artikull i parë, që pasohet nga veprat e tjera sipas rendit kronologjik.

Librat synojnë të nxisin njohjen nga lexuesit e huaj të modernizimit kinez dhe qytetërimit modern të kombit kinez, si edhe të Mendimit të Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re.(Zhang Yan/Artan)