OKB: Situata në Gaza është shqetësuese
2024-03-11 11:42:23

Foto nga ATSH

Foto nga ATSH

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe koordinatori për ndihma emergjente, Martin Griffiths, deklaroi se situata në Gaza është shumë shqetësuese, shkruan “ATSH”.

Griffiths tha se më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza janë në prag të urisë dhe se fëmijët po vdesin nga uria.

Ai vuri në dukje në postimin e tij në “X” se autoritetet izraelite lejuan vetëm gjysmën e 224 misioneve të ndihmës në shkurt dhe se paligjshmëria në rritje pengoi shpërndarjen e ndihmave.

Foto nga ATSH

Foto nga ATSH

Sipas tij, është rritur hedhja e ndihmës nga ajri, e cila duhet të jetë zgjidhja e fundit. Griffiths tha se 160 anëtarë të personelit të OKB-së u vranë dhe pengjet ende nuk janë liruar.

“Situata në Gaza duhet të na prishë gjumin e natës”,- tha ai, duke theksuar se OKB-ja e di se çfarë duhet bërë për të shpëtuar jetë, por se kushtet dhe garancitë e duhura janë thelbësore.

Griffiths bëri thirrje për armëpushim dhe respektim të rregullave të luftës.