Palestinezët përgatiten për muajin e Ramazanit nën hijen e luftës në Gazë
2024-03-11 19:49:24

Palestinezët po përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit mes luftës në Gazë dhe masave të shtuara të sigurisë nga policia izraelite, ndërsa bisedimet për arritjen e një armëpushim deri më tani nuk janë sjellë rezultat.

Foto:VCG

Foto:VCG

Mijëra policë janë vendosur nëpër rrugët e ngushta të qytetit të vjetër në Jeruzalem, ku dhjetëra mijëra besimtarë pritet të shkojnë për lutje çdo ditë në xhaminë Al Aksa, një nga objektet më të shenjta të fesë islame.

Zona, e konsideruar si vendi më i shenjtë nga hebrenjtë që e njohin atë si Mali i Tempullit, ka qenë një vend ku patur përplasje mes palestinezëve dhe izraelitëve.

“U bëjmë thirrje atyre që do të vijnë në xhaminë e bekuar Al-Aksa, përfshirë banorëve të Bregut Perëndimor dhe madje edhe banorëve të Jeruzalemit, që me qetësi dhe në mënyrë paqësore të falin namazin. Të gjithë duhet t’u përmbahen udhëzimeve me qetësi dhe durim. Kjo është xhamia jonë dhe ne duhet të kujdesemi për të. Ne duhet të mbrojmë praninë e myslimanëve në këtë xhami, të cilët duhet të jenë në gjendje të hyjnë në numër të madh në mënyrë paqësore dhe të sigurt”, thotë Azzam El-Khatib, Drejtor i fondacionit “Jerusalem Waqf”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Por ndryshe nga vitet e mëparshme, dekorimet e zakonshme rreth qytetit të vjetër nuk janë vendosur. Po ashtu edhe në qytetet e tjera në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, ku rreth 400 palestinezë janë vrarë në përleshjet me forcat izraelite, ose kolonët hebrenj që nga fillimi i luftës në Gazë.

“Ramazani këtë vit i gjen palestinezët në një situatë tragjike, me masakra, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj tyre, kështu që në komunën e Hebronit vendosëm ta shënojmë Ramazanin vetëm me rituale fetare dhe të ndalojmë të gjitha festimet dhe dekorimet e rrugëve”, thotë Tayseer Edu Sneineh, kryetar i Komunës Hebron.

Policia tha se po punonte për të siguruar një muaj paqësor për Ramazanin dhe kishte marrë masa shtesë ndaj atyre që nxisin dhunë në mediat sociale.

“Ne shpresojmë që autoritetet izraelite të lejojnë njerëzit të hyjnë nga Bregu Perëndimor për Ramazan, pasi ky është një muaj i shenjtë dhe njerëzit vizitojnë Jeruzalemin për t'u lutur në xhaminë Al-Aksa”, thotë një shitës ambulant.