Porti Dalian në veri të Kinës rifillon aktivitetin e anijeve turistike ndërkombëtare
2024-03-11 11:47:11

Foto nga China Daily

Një anije lundrimi “Zuiderdam”, e operuar nga “Holland America Line”, u ankorua të dielën në qytetin port të Dalian në Kinën verilindore, duke shënuar rifillimin e aktivitetit ndërkombëtar të transportit lundrues të terminalit Dalian, njofton “Xinhua”.

Kjo është anija e parë turistike ndërkombëtare që viziton Kinën verilindore qëkur vendi njoftoi rifillimin e plotë të transportit ndërkombëtar të lundrimit drejt dhe nga portet e saj në shtator 2023.

Kishin kaluar katër vjet që kur anija e fundit ndërkombëtare e lundrimit u prit nga Dalian, thanë autoritetet lokale.

Të dielën në mëngjes, më shumë se 2000 turistë dhe anëtarë të stafit në bordin e anijes, me origjinë nga 47 vende dhe rajone, mbërritën në portin Dalian nga Shangai.

Qëndrimi i tyre në Dalian ishte caktuar të paraqiste vizita në pika të shumta piktoreske në qytet, ndërsa ata gjithashtu planifikonin të merrnin pjesë në aktivitete kulturore.

Anija kroçerë është planifikuar të arrijë në Tianjin të Kinës veriore të hënën, ndërsa vazhdon lundrimin e saj nëpër botë. (Fatosi)