Banka e Zhvillimit të Kinës rrit mbështetjen për rinovimin e fshatit urban
2024-03-11 11:18:29

Foto nga VCG

Banka e Zhvillimit të Kinës (CDB) ka rritur mbështetjen e kredisë për projektet e rinovimit të fshatrave urbane në mbarë vendin, njofton “Xinhua.

Deri të enjten, banka kishte lëshuar 61.4 miliardë juanë (rreth 8.65 miliardë dollarë amerikanë) kredi speciale për 271 projekte në 33 qytete duke përfshirë Pekinin, Shangain, Guangzhou dhe Wuhan, treguan të dhënat nga banka.

Nga këto projekte kishin përfituar rreth 360.000 familje dhe kishin mbështetur ndërtimin e 695.000 njësive të banimit për njerëzit e zhvendosur nga transformimi urban, njoftoi banka.

Banka njoftoi se dha grupin e parë të kredive të tilla më 30 janar të këtij viti, e cila arriti në 9.08 miliardë juanë.

Konferenca qendrore e punës ekonomike, e cila u mbajt në dhjetor 2023 dhe përcaktoi prioritetet e politikës ekonomike të vendit për vitin 2024, nënvizoi përpjekjet për të avancuar ndërtimin e banesave të përballueshme dhe infrastrukturës publike për përdorim normal dhe emergjent, si dhe rinovimin e fshatit urban. (Fatosi)