Tregu i kufjeve Bluetooth në Kinë shënoi rrirje në vitin 2023
2024-03-11 11:33:26

Foto nga VCG

Tregu i kufjeve Bluetooth në Kinë pati rritje vitin e kaluar, treguan të dhënat nga një raport i fundit i industrisë, njofton “Xinhua”.

Rreth 85.52 milionë njësi të kufjeve Bluetooth u shitën në Kinë vitin e kaluar, duke u rritur me 7.5 për qind në baza vjetore, sipas raportit të firmës globale të kërkimit të tregut “International Data Corporation” (IDC).

Shitjet e kufjeve me valë u rritën 5.1 për qind në baza vjetore në 60.9 milionë njësi, ndërsa shitjet e kufjeve të tjera arritën në 6.52 milionë njësi, duke u rritur me 130.2 për qind në baza vjetore.

Raporti parashikon që tregu i këtyre kufjeve në Kinë do të vazhdojë të rritet këtë vit, kufjet me valë të prodhuara nga markat e celularëve do të bëhen më të lira dhe kanalet e shitjeve për kufjet do të diversifikohen. (Fatosi)