Presidiumi i sesionit vjetor të organit ligjvënës të Kinës zhvillon mbledhjen e tretë
2024-03-11 11:03:19

Foto nga Xinhua

Presidiumi i sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP), organi më i lartë ligjvënës në Kinë, mbajti mbledhjen e vet të tretë të dielën. 

Në mbledhjen e drejtuar nga Zhao Leji, kryetari ekzekutiv i presidiumit, u vendos të paraqitet në sesionin e AKP-së për votim projekti i rishikuar i "Ligjit organik të Këshillit të Shtetit".

Gjithashtu, mbledhja mori vendimin të paraqesë tre dokumente në sesion për diskutim, përkatësisht projektrezolutat mbi raportet e punës të Komitetit të Përhershëm të AKP-së, Gjykatës së Lartë Popullore dhe Prokurorisë së Lartë Popullore.

 U diskutua e u miratua edhe një raport mbi shqyrtimin e propozimeve të paraqitura nga deputetët e AKP-së gjatë sesionit. 

Kryetarët ekzekutivë të presidiumit u takuan përpara mbledhjes për të përgatitur dokumentet.

Mbledhja e kryetarëve ekzekutivë u drejtua nga Zhao Leji, që është edhe kryetar i Komitetit të Përhershëm të AKP-së.