Aeroplani i prodhimit vendas kinez C919 fluturon në linjën e tretë të rregullt
2024-03-10 15:24:41

foto nga VCG

foto nga VCG

Aeroplani i madh i pasagjerëve i zhvilluar në Kinë, C919, filloi operimin e një rruge të re që lidh Shangain me qytetin historik të Xi'an, në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore, shkruan “Xinhua”. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Fluturimi MU2152, i operuar nga “China Eastern Airlines”, u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shanghai “Hongqiao” për në Aeroportin Ndërkombëtar Xi'an Xianyang, duke shënuar nisjen e linjës së tretë të rregullt për avionët C919. 

C919 përfundoi fluturimin e tij të parë tregtar në maj 2023 dhe që atëherë ka mbajtur operime të rregullta midis Shangait dhe Chengdu, kryeqendra e provincës Sichuan të Kinës jugperëndimore. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Rruga e dytë e saj e rregullt lidh megaqytetet e Pekinit dhe Shangait. 

Që nga 29 shkurti, flota C919 e “China Eastern Airlines” ka përfunduar 1131 udhëtime fluturimi komerciale, duke grumbulluar më shumë se 3272 orë fluturimi të sigurta dhe duke transportuar më shumë se 145.000 pasagjerë. (Irma)