Shanxi transformon ekonominë përmes vitalizimit rural
2024-03-10 16:12:52

foto nga VCG

foto nga VCG

Provinca kineze Shanxi ka promovuar në mënyrë të qëndrueshme zhvillimin e nxitur nga inovacioni për të ndihmuar transformimin ekonomik, me përpjekje më të mëdha për t'i shërbyer vitalizimit rural, thanë ligjvënësit kombëtarë në një diskutim gjatë sesionit të dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore, bën të ditur “China Daily”. 

Zyrtari partiak i provincës, Tang Dengjie, tha se në vitin 2023 Shanxi shtoi investimet në inovacion për të nxitur më tej rritjen e industrive në zhvillim, si telefonat inteligjentë, materialet e reja gjysmëpërçuese dhe pajisjet mjekësore.

foto nga VCG

foto nga VCG

Duke theksuar rëndësinë e trajtimit të marrëdhënieve midis industrive tradicionale dhe atyre të reja, ai shtoi se krahina i ka kushtuar gjithashtu një rëndësi më të madhe optimizimit të mjedisit të biznesit. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ai inkurajoi ndërmarrjet të përqëndrohen më shumë në zhvillimin e energjive të reja dhe materialeve të reja për të ndihmuar transformimin ekonomik të krahinës. 

Xue Mingyao, anëtar i asamblesë, si dhe kryebashkiak i Jincheng, një qytet i Shanxi, tha se më shumë projekte ndërtimi, duke përfshirë ato për produktet bujqësore dhe ndërtimin e rrugëve për turizmin, janë investuar gjithashtu, duke promovuar vitalizimin rural vitin e kaluar. (Irma)