Studiuesit kinezë integrojnë fizikën dhe inteligjencën artificiale për të përmirësuar parashikimin e reshjeve
2024-03-10 16:25:33

foto nga VCG

foto nga VCG

Studiuesit kinezë kanë bërë përparime në përmirësimin e parashikimit të reshjeve, duke përdorur një qasje të re që kombinon fizikën dhe inteligjencën artificiale. 

Studimi, i botuar në revistën “Geophysical Research Letters”, u krye nga një ekip kërkimor i udhëhequr nga Instituti i Fizikës Atmosferike (IAP) i Akademisë Kineze të Shkencave, shkruan “Xinhua”. 

Sipas studimit, në epokën e inteligjencës artificiale, po përdoren modelet meteorologjike dhe klimaterike të drejtuara nga të dhënat, madje edhe duke tejkaluar edhe modelet numerike tradicionale. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Megjithatë, janë të pranishme sfidat e rëndësishme në modelet aktuale të të mësuarit të thellë, të cilat pengojnë aftësitë parashikuese për fenomenet komplekse të motit dhe klimës, duke përfshirë reshjet. 

Studiuesit propozuan një qasje të re për të adresuar këto sfida që përfshin kombinimin e fizikës, dinamikës atmosferike dhe modeleve të të mësuarit të thellë. 

Duke shfrytëzuar “EarthLab”, një strukturë e re simulatori numerik i Shkencës së Tokës, e zhvilluar nga IAP-ja, ekipi përdori të dhëna dhe fuqi llogaritëse për të përmirësuar aftësitë e parashikimit të reshjeve të modeleve numerike. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ata u përqendruan në bashkimin e variableve fizike përmes rrjeteve nervore grafike për të përmirësuar saktësinë e parashikimeve të reshjeve. 

Në epokën e inteligjencës artificiale, integrimi i fizikës është një sfidë e madhe me qasje dhe perspektiva të ndryshme, tha Huang Gang, autori përkatës i punimit. (Irma)