Sesioni i 2-të i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez do të mbajë ceremoninë e mbylljes
2024-03-10 08:58:14

foto nga VCG

foto nga VCG

Sesioni i dytë i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez mban një takim përmbyllës në orën 9 të mëngjesit të dielën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. Kryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Wang Huning do të mbajë një fjalim. Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, do të marrë pjesë në ceremoni.

Grupi Mediatik i Kinës do të transmetojë drejtpërdrejt, sikurse dhe platformat e tjera kryesore si CCTV News, CCTV apo CTV.com.