Thurja e kashtës në qytetin kinez arrin sukses globalisht
2024-03-10 16:01:25

foto nga CHINA DAILY

foto nga CHINA DAILY

Më shumë se 2000 persona në qytetin Xifuji të qarkut Daming, në provincën Hebei të Kinës veriore, janë të punësuar për të prodhuar produkte të thurura me kashtë që shiten në tregjet vendase dhe të huaja, shkruan “China daily”. 

Xifuji ka një histori rreth 300-vjeçare në prodhimin e objekteve të thurura me kashtë dhe njihet si vendlindja e thurjes së kashtës. 

Teknika e thurjes së kashtës u përfshi në grupin e dytë të listës kombëtare të trashëgimisë kulturore jomateriale në vitin 2008. 

foto nga CHINA DAILY

foto nga CHINA DAILY

Aktualisht, Xifuji ka mbi 30 ndërmarrje të thurjes së kashtës. Industria e saj e thurjes së kashtës mbulon 20 fshatra në qytet. 

foto nga CHINA DAILY

foto nga CHINA DAILY

Sipas qeverisë së qarkut, prodhimi vjetor i Xifujit përfshin 30 milionë shtroja dhe 20 milionë kapele dhe çanta kashte. Vlera e prodhimit të tyre vjetor tejkaloi 100 milionë juanë (14 milionë dollarë). 

Produktet eksportohen në SHBA, vendet evropiane, Japoni, Korenë e Jugut dhe vende të tjera. (Irma)