Kina do të përmirësojë kujdesin në shtëpi për të moshuarit
2024-03-10 15:22:52

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina do të ofrojë shërbime të përmirësuara për të moshuarit që marrin kujdes në shtëpi, pasi shumica e të moshuarve kinezë preferojnë të jetojnë në shtëpi, deklaroi ministri i Çështjeve Civile, Lu Zhiyuan, në kuadër të dy seancave, njofton “China Daily”. 

Ministria do të ndihmojë në përshtatjen e mjediseve të shtëpisë për ta bërë jetën më të lehtë për të moshuarit, duke përshtatur shtretër infermierë inteligjentë dhe duke ofruar shërbime derë më derë për të ndihmuar të moshuarit me ushqim, pastrim, ilaçe dhe larje, tha ai. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Është veçanërisht e nevojshme të krijohet një sistem vizitash dhe përkujdesjeje për të moshuarit e vetmuar, tha Lu, duke shtuar se do të zhvillohen fuqishëm edhe institucionet e kujdesit të të moshuarve të integruara në komunitet, në mënyrë që të moshuarit të mund të gëzojnë shërbime të përshtatshme pranë tyre.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas ministrit, deri në fund të vitit 2023, popullsia e Kinës 60 vjeç e lart kishte arritur në 297 milionë, duke përbërë 21.1 për qind të popullsisë totale të vendit. (Irma)