India hap kopshtin zoologjik më të madh në botë
2024-03-10 16:38:47

Kopshti zoologjik ne Indi (Foto Atsh)

Kopshti zoologjik ne Indi (Foto Atsh)

Në Indi është prezantuar një projekt ambicioz për ruajtjen e kafshëve të egëra, i cili pritet të bëhet kopshti zoologjik dhe qendra më e madhe e rehabilitimit në botë, shkruan “Times of India”, citon “ATSH”.

Nisma, e quajtur “Vantara”, përfshin gati 3000 hektarë brenda kompleksit të rafinerisë “Jamnagar të Reliance”.

E hapur më 26 shkurt 2024, “Vantara” përmban objekte të specializuara për elefantët dhe akomodim modern për një sërë kafshësh, duke përfshirë leopardët, luanët, krokodilët dhe tigrat.

Përveç ambienteve të projektuara me përpikëri për kafshët, objekti përfshin pishina hidroterapie, si dhe një vaskë të gjerë hidromasazhi për elefantët.

“Vantara” synon të bashkëpunojë me Autoritetin e Kopshtit Zoologjik të Indisë dhe organizata të tjera përkatëse qeveritare, për të përmirësuar të gjitha 150 kopshtet zoologjike të Indisë si dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës për kujdesin e kafshëve.

Spitali dhe qendra e kërkimit mjekësor do të ofrojnë shërbime të avancuara si MRI, rreze X, kujdes intensiv, skanim CT, skalues dentarë, endoskopi, litotripsi, dializë, ultratinguj dhe video-konferenca për operacione. (Irma)