Xi Jinping uroi Zardarin për zgjedhjen si president i Pakistanit
2024-03-10 14:56:31

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka uruar të dielën Asif Ali Zardarin për zgjedhjen e tij si president i Republikës Islamike të Pakistanit.

Në mesazhin e tij, presidenti Xi tha se Kina dhe Pakistani janë fqinjë dhe miq të mirë, partnerë dhe vëllezër të mirë, duke shtuar se miqësia e hekurt e të dy vendeve është një zgjedhje e historisë dhe një thesar i çmuar i dy popujve.

Xi vuri në dukje se vitet e fundit të dy vendet kanë mbajtur shkëmbime të ngushta të nivelit të lartë, kanë mbështetur njëri-tjetrin për çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre thelbësore dhe shqetësimet kryesore, duke arritur rezultate të frytshme në ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan dhe mbajtur një nivel të lartë të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Udhëheqësi kinez tha se vlerëson lartë zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Pakistan dhe është i gatshëm të punojë me presidentin Zardari për të çuar përpara miqësinë tradicionale mes Kinës dhe Pakistanit, për të zhvilluar bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme, për të nxitur zhvillimin më të madh dypalësh, në mënyrë që të përfitojnë më shumë të dy popujt.  (Fang Xiaoyu/Laçi)