Fabrikat inteligjente të Chongqing nxisin rritjen inteligjente të prodhimit
2024-03-10 16:37:13

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Në parkun industrial SANY, i ndodhur në Zonën e Re Liangjiang të komunës Chongqing të Kinës jugperëndimore, një ekskavator i madh del nga linja e prodhimit inteligjent çdo 17.3 minuta mesatarisht, me prani minimale njerëzore, pasi robotët po përballojnë shumicën e detyrave, shkruan “Xinhua”. 

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Më shumë se 700 robotë janë të përfshirë në saldim dhe detyra të tjera, duke mundësuar që linjat e prodhimit të funksionojnë kryesisht pa ndërhyrjen njerëzore, deklaroi Deng Jinghui, menaxher i përgjithshëm i “SANY Heavy Industry (Chongqing) Co., Ltd”. 

Përdorimi i gjerë i pajisjeve inteligjente lejon një fuqi punëtore prej vetëm 300 punëtorësh të menaxhojë 24 linja prodhimi, duke dhënë një prodhim vjetor prej mbi 5 miliardë juanë (rreth 700 milionë dollarë amerikanë). 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ndryshe nga fabrikat tradicionale me mijëra punëtorë së bashku me makineritë kumbuese, kjo fabrikë inteligjente funksionon në heshtje dhe efikasitet 24 orë në ditë. Është një mikrokozmos i prodhimit inteligjent të Kinës që po zhvillohet me shpejtësi. 

Përdorimi i robotëve dhe pajisjeve inteligjente i ka çliruar deri diku fabrikat inteligjente në Chongqing nga varësia nga punëtorët. Teknologjitë e reja gjithashtu kanë rritur shumë efikasitetin e këtyre fabrikave inteligjente.  (Irma)