CMG-ja, intervistë të posaçme me presidentin e Sierra Leone-s Julius Maada Bio
2024-03-09 15:29:53

Presidenti i Sierra Leone-s Julius Maada Bio pranoi një intervistë ekskluzive nga CMG-ja gjatë vizitës të tij në Pekin. Ai është kreu i parë i një shteti afrikan që viziton Kinën këtë vit. Kanë kaluar 52 vjet që kur Kina dhe Sierra Leone vendosën marrëdhëniet diplomatike, tha ai, duke shtuar se “barazia, besimi dhe respekti” janë fjalët kyçe të miqësisë Kinë-Afrikë, e cila do të zgjasë përgjithmonë. Presidenti Bio vlerësoi Kinën për arritjet dhe zhvillimin e shpejtë dhe theksoi se moderinizimi i stilit kinez është bërë udhërrëfyes për planet praktike të vendeve në zhvillim në ecjen e tyre në mënyrë pavarur. 

Duke folur për presidentin Xi Jinping, ai përshkruan atë si “konsistent, i fokusuar dhe jo i shpërqendruar”. Konfliktet janë të zakonshme në komunitetin ndërkombëtar dhe, sipas tij, “tre iniciativat e mëdha të propozuara nga presidenti Xi po riorientojnë botën. Çfarë shtyse të re i dha vizita e presidentit Bio marrëdhënieve Kinë-Sierra Leone? Duke përjetuar luftën për shumë vite, cila është perspektiva e tij unike për botën e sotme? Cila është perspektiva e tij për bashkëpunimin e ardhshëm Kinë-Afrikë?