Zhvillohet në Pekin një pritje për Ditën Ndërkombëtare të Gruas
2024-03-09 11:04:37

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Në Pekin u zhvillua një pritje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Këshilltarja e Shtetit Kinez, Shen Yiqin, gjithashtu presidente e Federatës së Grave të Kinës, iu drejtua ngjarjes dhe u përshëndeti femrat brenda dhe jashtë vendit, shkruan “Xinhua”. 

Duke vënë në dukje përpjekjet e grave kineze në ndërtimin e Kinës në një vend të fortë dhe arritjen e përtëritjes kombëtare përmes modernizimit kinez, Shen tha se Kina do të punojë së bashku me vendet e tjera për të çuar përpara axhendën globale të barazisë gjinore dhe të përpiqet të ndërtojë një botë më të mirë për të gjitha gratë dhe të gjithë njerëzit. 

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Veprimtaria u ndoq nga mbi 1000 të ftuar, duke përfshirë zyrtarë nga departamentet përkatëse të partisë qendrore dhe qeveritare, ligjvënëse femra dhe këshilltare politike në dy sesionet në vazhdim të vendit, përfaqësuese femra nga sektorë dhe grupe të ndryshme etnike, si dhe nga rajonet e posaçme administrative të Hong Kongut e Makaos, të dërguara diplomatike, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe eksperte të huaja femra. (Irma)