Turqia dërgon anijen e 7-të të ndihmës në Gaza
2024-03-09 16:10:39

Anija turke per Gaza (Foto nga Xinhua)

Anija turke per Gaza (Foto nga Xinhua)

Turqia dërgoi një anije në Rripin e Gazës me 2737 tonë ndihma humanitare, një përpjekje bashkëpunuese e organizatave turke të udhëhequra nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke. 

Ndihma pritet të arrijë në portin Al-Arish të Egjiptit dhe më pas do të ngarkohet në kamionë për në Gaza, deklaroi presidentja e Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Fatma Meric Yilmaz, nga porti i provincës jugore të Mersinit, shkruan “Xinhua”. 

Ndihma përfshin pako ushqimore, rroba dhe sende higjienike, si dhe materiale strehimi dhe pajisje mjekësore, ndër të tjera. 

Turqia ka dërguar edhe më parë furnizime humanitare me 12 avionë dhe gjashtë anije, pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit të kaluar. Vendi ka marrë gjithashtu më shumë se 300 të plagosur dhe të sëmurë nga Gaza për trajtim që nga fillimi i konfliktit. (Irma)