Dita e Gruas, kreu i OKB-së: Me ritmet aktuale, barazia ligjore është 300 vjet larg
2024-03-09 11:12:53

foto nga VCG

foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përmes një mesazhi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, deklaroi se me ritmet aktuale, barazia ligjore është 300 vjet larg.

Guterres bën thirrje për investime më të mëdha në programe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe për të promovuar përfshirjen dhe udhëheqjen e tyre në ekonomi, teknologji digjitale, ndërtimin e paqes dhe veprimin ndaj klimës, shkruan “RTSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Ne duhet të mbështesim organizatat e grave që janë në vijën e parë. Duhet të investojmë në programe për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe për të promovuar përfshirjen dhe udhëheqjen e grave në ekonomi, teknologji digjitale, ndërtimin e paqes dhe veprimin ndaj klimës. E gjithë kjo varet nga zhbllokimi i financimit për zhvillim të qëndrueshëm në mënyrë që vendet të kenë kapital në dispozicion për të investuar tek gratë dhe vajzat. Ne gjithashtu duhet të rrisim numrin e grave drejtuese në biznes, financa, banka qendrore dhe ministritë e financave. Kjo mund të ndihmojë në promovimin e investimeve në politika dhe programe që u përgjigjen nevojave të grave dhe vajzave”,- tha Guterres.

foto nga VCG

foto nga VCG

Kreu i OKB-së theksoi se të drejtat e grave janë një rrugë e dëshmuar drejt shoqërive të drejta, paqësore dhe të begata dhe kërkon veprime urgjente së për t'i bërë ato realitet.

Duke pranuar se gratë përballen me pengesa të mëdha, ai theksoi: “Miliarda gra dhe vajza përballen me margjinalizimin, padrejtësinë dhe diskriminimin, ndërsa epidemia e vazhdueshme e dhunës ndaj grave turpëron njerëzimin. Bota jonë ende pasqyron mijëvjeçarë të marrëdhënieve të pushtetit të dominuara nga meshkujt. Dhe progresi është nën sulm, me një reagim të fortë kundër të drejtave të grave”. (Irma)