Suedia në NATO, SHBA: Aleanca ushtarake, më e fortë se kurrë
2024-03-09 15:44:57

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

SHBA-ja përshëndeti bashkimin zyrtar të Suedisë në NATO, si anëtarja e 32-të e Aleancës Ushtarake. Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se tani siguria dhe mburoja transatlantike është më e fortë se kurrë.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, i dorëzoi të enjten zyrtarisht dokumentet e anëtarësimit Departamentit amerikan të Shtetit.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Me marrjen e këtij instrumenti të pranimit, mirëpresim Suedinë si palë në Traktatin e Uashingtonit dhe anëtarin e 32-të të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut”,- deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në prani të kryeministrit suedez. (Irma)