Filmi aksion “The Pig, the Snake and the Pigeon” kryeson arkëtimet në Kinë
2024-03-09 11:28:29

foto nga VCG

foto nga VCG

Filmi aksion “The Pig, the Snake and the Pigeon” kryesoi arkëtimet ditore gjatë të enjtes në Kinën kontinentale, treguan të dhënat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë, citon “Xinhua”. 

Me të ardhura ditore prej 23.03 milionë juanë (3.24 milionë dollarë amerikanë), shuma totale e arkëtuar nga shitjet e biletave arriti në 233 milionë juanë në ditën e shtatë të projektimit të tij. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Filmi pasohet nga drama “Article 20”, me rreth 11 milionë juanë të enjten, ndërsa në vendin e tretë pozicionohet komedia-dramë vendase “Pegasus 2”, me të ardhura ditore prej 8.39 milionë juanë. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Fitimet e arkëtimeve të së enjtes arritën në 50.85 milionë juanë. (Irma)