Hamasi: Nuk ka lirim të pengjeve pa plotësuar kushtet tona
2024-03-09 16:14:41

foto nga VCG

foto nga VCG

Një zyrtar i Hamasit deklaroi se Izraeli synonte të siguronte lirimin e pengjeve të tij pa rënë dakord me kushtet e vendosura nga lëvizja, një kërkesë që Hamasi e konsideron të pamundur, shkruan “Xinhua”. 

Zyrtari, i cili foli në mënyrë anonime, tha se gjatë negociatave të armëpushimit, pala izraelite i dha përparësi çështjes së pengjeve të saj, ndërsa refuzoi kushtet e vendosura nga fraksionet palestineze për të vazhduar me negociatat e armëpushimit. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Delegacioni i Hamasit u largua nga kryeqyteti egjiptian, Kajro, të enjten për t'u konsultuar me udhëheqjen e lëvizjes në lidhje me negociatat. 

foto nga VCG

foto nga VCG

“Al-Qahera Neës” egjiptiane citoi një burim të nivelit të lartë egjiptian të thoshte se negociatat do të rifillojnë javën e ardhshme në Kajro, duke vënë në dukje se konsultimet janë ende në vazhdim midis të gjitha palëve për të arritur një armëpushim përpara Ramazanit. 

Egjipti ka pritur një raund të ri bisedimesh për të arritur një armëpushim në Gaza, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Katari, SHBA-ja dhe Hamas. (Irma)