Samiti Kinë-Afrikë do të mbahet në Pekin në vjeshtë
2024-03-08 17:01:09

CFP

CFP

Një takim i ri i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) do të mbahet në vjeshtë në Pekin, ku liderët kinezë dhe afrikanë do të diskutojnë zhvillimin dhe bashkëpunimin e ardhshëm dhe do të mbajnë shkëmbime të thella të përvojës qeverisëse, tha të enjten ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

Wang tha se përmes samitit FOCAC, Kina dhe Afrika do të çojnë përpara miqësinë tradicionale, do të thellojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin dhe do të krijojnë një hapësirë të re për përshpejtimin e zhvillimit të përbashkët, citon “Xinhua”.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi marrëdhëniet Kinë-Afrikë në një konferencë shtypi të mbajtur në margjinat e sesionit në vazhdim të legjislaturës kombëtare, Wang theksoi një traditë që ministrat e Jashtëm kinezë zgjedhin Afrikën si destinacionin e parë në vizitat e tyre vjetore jashtë shtetit.

Kjo traditë, e cila ka zgjatur për 34 vjet, është unike dhe e pashembullt në historinë e shkëmbimeve ndërkombëtare, sepse Kina dhe Afrika e trajtojnë njëra-tjetrën me sinqeritet dhe ndajnë një të ardhme të përbashkët, tha Wang.

Wang tha po ashtu se Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Afrikës për 15 vjet. (Elona)