Media gjermane hedh poshtë gënjeshtrat mbi "punën e detyruar" në Xinjiang
2024-03-08 12:16:58

CFP

CFP

Kohët e fundit, disa media perëndimore kanë dhënë lajme të rreme mbi "punën e detyruar" në Xinjiang, çka është përdorur për të ushtruar trysni mbi kompanitë gjermane, si gjiganti i automobilave "Volkswagen" dhe gjiganti i industrisë kimike BASF, duke i vënë bizneset e tyre në Xinjiang nën presion të konsiderueshëm. Uebsajti "German Foreign Policy" citoi fjalët e Björn Alpermann, një sinolog në Universitetin e Würzburg-ut në Gjermani, që është shprehur se akuzat për të ashtuquajturën "punë e detyruar" "nuk janë konfirmuar përfundimisht" dhe se kompanitë që kanë lidhje me Xinjiang-un nuk duhet të mbahen përgjegjëse.

Sipas raportit të medias gjermane, profesori Alpermann dhe të tjerët hetuan pretendimet se ujgurët iu nënshtruan së ashtuquajturës "punë të detyruar" në shkallë të gjerë në Xinjiang. Ata arritën në përfundimin se "shtrëngimi i drejtpërdrejtë apo edhe 'skllavëria' nuk mund të provohen përfundimisht”. Xinjiang-u ka një "plan për zhdukjen e varfërisë", në të cilin ujgurët do të "mobilizohen" për të punuar në industri ose shërbime. Në fakt, edhe në Gjermani, të papunëve për një periudhë afatgjatë mund t'u “kërkohet” të punojnë. Alpermann paralajmëroi në mënyrë të qartë kundër “nxitimit për të mbajtur përgjegjës kompanitë me lidhje shoqërore me Xinjiang-un” apo edhe “imponimin e një ndalimi në të gjithë rajonin (Xinjiang)”. "Për mendimin tim, kjo shkon shumë larg dhe ka më shumë gjasa t'i dëmtojë banorët atje sesa t'i ndihmojë ata."

CFP

CFP

"German Foreign Policy" deklaroi se një gjë e tillë është bërë nga Shtetet e Bashkuara. Qeveria amerikane zbatoi të ashtuquajturin "Akti i Parandalimit të Punës së Detyrueshme Ujgure" (UFLPA) në qershor 2022, i cili në parim ndalon eksportin e të gjitha produkteve të Xinjiang-ut ose pjesëve të tyre në Shtetet e Bashkuara, duke izoluar kështu rajonin ekonomikisht. Në artikull gjithashtu thuhet: "Ka qenë prej kohësh e qartë se forcat e lidhura ngushtë me qeverinë e ShBA-së duan ta transformojnë lëvizjen e ndërprerjes së marrëdhënieve ekonomike me Xinjiang-un në një lëvizje për të ndërprerë të gjitha marrëdhëniet ekonomike me Kinën".