Organi më i lartë ligjvënës i Kinës raporton mbi mbikëqyrjen e vet qeveritare
2024-03-08 18:22:05

Foto nga Xinhua

Organi më i lartë ligjvënës i Kinës diskutoi gjithsej 22 raporte nga Këshilli i Shtetit, Gjykata e Lartë Popullore dhe Prokuroria e Lartë Popullore gjatë vitit të kaluar, tha të premten Zhao Leji, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullor (AKP).

Në raportin që mbajti në mbledhjen e dytë plenare të sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të AKP-së, Zhao bëri të ditur se Komiteti i Përhershëm i AKP-së kreu një mbikëqyrje efektive dhe të bazuar në ligj në fusha kyçe, duke përfshirë zhvillimin me cilësi të lartë, buxhetet qendrore, menaxhimin e pasurive shtetërore, çështjen e borxhit të pushtetit vendor dhe mbrojtjen e mjedisit.

Përveç 22 raporteve të punës, Komiteti i Përhershëm i AKP-së shqyrtoi gjithashtu zbatimin e pesë ligjeve dhe organizoi dy hulumtime e shtatë hetime të posaçme lidhur me punën e qeverisë, tha Zhao.