Xi : Zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore nuk është shpërfillje e industrive tradicionale
2024-03-08 19:16:35

Foto nga Xinhua

Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak,  u takua të mërkurën me anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez nga Komiteti Revolucionar i Kuomintang-ut Kinez dhe qarqet tekniko-shkencore, të burimeve dhe të mjedisit. Xi mori pjesë gjithashtu në diskutimet e tyre dhe dëgjoi mendimet e sugjerimet e tyre.

Xi vuri në dukje se zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore nuk do të thotë shpërfillje a heqje dorë nga industritë tradicionale. "Ne duhet të parandalojmë formimin e flluskave dhe të mos zbatojmë të njëjtin model. Duhet të bashkërendojmë promovimin e inovacionit tekniko-shkencor e të inovacionit industrial, të forcojmë transformimin dhe zbatimin e arritjeve tekniko-shkencore, të promovojmë transformimin dhe përmirësimin e industrive tradicionale, të zhvillojmë industritë e reja strategjike, të strukturojmë e të krijojmë industritë e së ardhmes dhe të përshpejtojmë ndërtimin e sistemit industrial modern," tha ai. (Çang Çuo)