Buxheti fiskal i Kinës, i zbatuar mirë në 2023-shin
2024-03-08 16:08:23

CFP

CFP

Buxheti fiskal i Kinës u zbatua mirë në vitin 2023 falë tendencës rritëse në ekonominë kineze, tregoi një raport i publikuar nga Ministria e Financave të enjten, cituar nga “Xinhua”.

Në vitin 2023, të ardhurat fiskale të Kinës u rikuperuan dhe vendi forcoi mbështetjen fiskale për detyrat kryesore strategjike kombëtare dhe fushat kyçe, si shkenca dhe teknologjia, rivitalizimi rural dhe mbrojtja ekologjike dhe mjedisore, thuhet në raport.

Masat e reja të zbatuara çuan në rimbursime tatimore, ulje të taksave dhe tarifave dhe shtyrje në vlerë prej 2.2 trilionë juanë (309.85 miliardë dollarë amerikanë) vitin e kaluar, ndërsa subvencionet e kanalizuara në kohë për të mbështetur njerëzit në nevojë arritën në 156.68 miliardë juanë.

CFP

CFP

Kina do të rrisë cilësinë dhe efikasitetin e politikave të saj fiskale në vitin 2024 dhe do të bëhen përpjekje për të mbështetur ndërtimin e sistemeve industriale të modernizuara, zgjerimin e kërkesës së brendshme, përmirësimin e jetesës së njerëzve dhe zhvillimin e integruar të zonave rurale dhe urbane. (Elona)