Mjekësia tradicionale kineze nxitet të përqafojë teknologjinë më të fundit
2024-03-08 16:57:54

CFP

Mjekësia tradicionale kineze (TCM) duhet të përqafojë teknologjitë moderne për të arritur zhvillim inovativ, deklaroi eksperti Zhang Boli.

President nderi i Universitetit të Mjekësisë Tradicionale Kineze në Tianjin, Zhang tha se laboratori ku ai punon ka ruajtur më shumë se 60.000 mostra të përbërësve aktivë të ekstrakteve të mjekësisë tradicionale kineze në kampus, duke e bërë atë bankën më të madhe në botë dhe një ndihmë për kërkimin.

Ekipi i tij ka shfrytëzuar të dhëna të mëdha dhe teknologji të tjera të përparuara të prodhimit për ta bërë mjekësinë tradicionale kineze më efektive dhe për të zbuluar se si funksionon në trupat e njerëzve, shkruan “China Daily”.

“Gjërat e vjetra nuk simbolizojnë domosdoshmërisht prapambetjen”,- tha Zhang, gjithashtu një akademik në Akademinë Kineze të Inxhinierisë dhe president nderi i Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore Kineze.

Zhang tha se ekipi i tij ka krijuar disa linja prodhimi inteligjente të mjekësisë tradicionale kineze, që kanë revolucionarizuar industrinë.

“Ne kemi krijuar gjithashtu një shkollë në kampus që fokusohet në inxhinierinë farmaceutike TCM dhe kemi trajnuar mijëra inxhinierë TCM”,- tha ai.

Duke cituar shifra zyrtare, Zhang tha se industria në zhvillim e shërbimeve shëndetësore në Kinë kishte vlerë 8 trilion juanë (1.1 trilionë dollarë) në 2020-n, duke përfshirë 3 trilionë juanë shërbime të lidhura me TCM-në. (Elona)