Wang Yi: Kina ngul këmbë në fqinjësinë me miqësi, sinqeritet, përfitime të përbashkëta, hapje e përfshirje
2024-03-07 12:44:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të enjten paradite u zhvillua në Pekin konferenca për shtypin me rastin e sesionit të 2-të të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore të Kinës. Ministri i Jashtëm dhe anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Wang Yi iu përgjigj pyetjeve të mediave mbi politikat diplomatike dhe marrëdhëniet e jashtme të Kinës.


Wang Yi vuri në dukje se Kina dhe vendet përreth saj janë fqinjë të pandashëm. "Azia është shtëpia jonë e përbashkët dhe ndërtimi siç duhet i kësaj shtëpie është dëshira e përbashkët e vendeve të këtij rajoni. Kryetari Xi Jinping ka paraqitur konceptin e diplomacisë me vendet fqinje mbi bazën e miqësisë, sinqeritetit, përfitimeve të përbashkëta e përfshirjes. Qysh atëherë, Kina ka krijuar një gjendje të re të miqësisë së mirë me vendet përreth dhe ka ecur në një rrugë të veçantë të bashkëjetesës mes vendeve aziatike,"  u shpreh kryediplomati kinez.


Më tej ai vuri në dukje se Kina ngul këmbë në miqësinë me vendet fqinje, duke respektuar çështjet me interes thelbësor për njëri-tjetrin, duke ruajtur shkëmbimet e ngushta të nivelit të lartë, duke shtuar njohjen ndërmjet popujve dhe duke promovuar fqinjësinë e mirë dhe bashkësinë me fate të përbashkëta të njerëzimit.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ne ngulim këmbë në trajtimin e njëri-tjetrit me sinqeritet. Ne kërkojmë gjetjen e të përbashkëtave dhe lënien mënjanë të dallimeve dhe i kushtojmë vëmendje krijimit të kushteve të përshtatshme për njëri-tjetrin. Ne mund të shtojmë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë nëpërmjet komunikimit të sinqertë, të zgjidhim divergjencat e mosmarrëveshjet dhe të përballojmë rreziqet e sfidat e ndryshme ndërmjet konsultimeve, duke shkruar bashkë një histori të bukur të të qenit pranë njëri-tjetrit në kohë të mira dhe të këqija,” theksoi Wang Yi para mediave.


Kryediplomati kinez shtoi gjithashtu që Kina ngul këmbë në përfitimet e përbashkëta, në shfrytëzimin e epërsive përplotësuese të palëve dhe në mbështetjen për zhvillimin e lulëzimin e përbashkët. Një kontingjent projektesh, si hekurudha Kinë-Laos, Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan, gazsjellësi Kinë-Azi Qendrore, projekti ‘Dy vende, dy parqe” Kinë-Malajzi dhe hekurudha Xhakartë-Bandung kanë nxitur rritjen e shpejtë të rajonit.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wang Yi u shpreh që Kina ngul këmbë në hapjen e gjithëpërfshirjen, zbaton rajonalizmin e hapur, merr pjesë aktivisht në bashkëpunimin e Azisë Lindore, mbështet statusin e ASEAN-it dhe nxit bashkëpunimin Kinë-Japoni-Kore e Jugut të zhvillohet në mënyrë të thellë e praktike. Samiti Kinë-Azi Qendrore dhe mekanizimi i bashkëpunimit Lancang-Mekong po zhvillohen me gjallëri të madhe, ndërsa Organizata e Bashkëpunimit të Shangait është zhvilluar në një organizatë rajonale bashkëpunimi që përfshin sipërfaqen dhe popullsinë më të madhe në botë.