Wang Yi: Kina dhe Rusia kanë krijuar një model të ri për marrëdhëniet mes fuqive të mëdha
2024-03-07 10:40:47

VCG

VCG

Kina dhe Rusia kanë krijuar një model të ri për marrëdhëniet mes fuqive të mëdha, që është krejtësisht i ndryshëm nga epoka e vjetër e Luftës së Ftohtë, u shpreh ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi në konferencën e shtypit të sesionit të dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore të mbajtur të enjten paradite. 

Ai shtoi se Kina dhe Rusia do t'i zhvillojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre mbi bazën e mosangazhimit, moskundërvënies e mosshënjestrimit të palëve të treta, do t'i përmbahen miqësisë së përhershme të fqinjësisë së mirë dhe do të thellojnë bashkëpunimin e gjithanshëm strategjik. Të dy palët do të ruajnë sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb dhe do të mbrojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale e globale. (Xu Guang)