Wang Yi: Kush synon rikthimin e Luftës së Ftohtë duke përdorur problemin e Gadishullit Korean, do të mbajë përgjegjësi historike
2024-03-07 12:30:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Anëtari i Byrosë Politike të KQ të PKK-së dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha në konferencën e shtypit  të mbajtur të enjten paradite në kuadër të sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës se mënyra e zgjidhjes së problemit të Gadishullit Korean është e qartë. Ajo është qasja e paraqitur nga Kina e ecjes në dy rrugë paralele në mënyrë të njëkohshme dhe me faza të ndryshme. "Kush synon rikthimin e Luftës së Ftohtë duke përdorur problemin e Gadishullit Korean, do të mbajë përgjegjësi historike," theksoi ai.