Filipinet duhet të qetësohen dhe të dëgjojnë zërat e shumë palëve
2024-03-07 20:16:37

Më 5 mars, Filipinet hynë përsëri në ujërat ngjitur me gumën Ren'ai në ishujt Nansha të Kinës, duke transportuar materiale ndërtimi dhe materiale të tjera në luftanijen e tyre që ndodhet atje në mënyrë të paligjshme. Në videon e publikuar nga pala kineze, mund të shihet se anija e Rojës Bregdetare të Filipineve nr. 4407 shpërfilli paralajmërimet e përsëritura të palës kineze, dhe u përplas me anijen e Rojës Bregdetare të Kinës nr. 21555, duke shkaktuar një gërvishtje të vogël. Roja Bregdetare e Kinës mori masat e nevojshme të kontrollit ndaj anijes filipinase, duke vepruar në mënyrë profesionale dhe të ligjshme.

Foto nga CMG

Sipas të dhënave historike, ishulli Huangyan është një pjesë e qenësishme territoriale e Kinës. Të paktën që në dinastinë Yuan, Kina e zbuloi dhe e administroi ishullin Huangyan, duke vazhduar të ushtrojë në mënyrë paqësore dhe efektive sovranitetin dhe juridiksionin mbi këtë ishull. Shtrirja territoriale e Filipineve përcaktohet nga një sërë traktatesh ndërkombëtare, si Traktati i Parisit dhe Traktati i Uashingtonit, dhe nuk e ka përfshirë kurrë ishullin Huangyan dhe ndonjë ishull a gumë të ishujve Nansha të Kinës. Përpara vitit 1997, Filipinet nuk kishin kurrë një pretendim territorial ndaj ishullit Huangyan.

Me eksplorimin e vazhdueshëm të burimeve të naftës dhe gazit në Detin e Kinës Jugore, Filipinet filluan të cenojnë të drejtat dhe interesat e Kinës në Detin e Kinës Jugore. Në vitin 2013, Filipinet sajuan të ashtuquajturën çështje arbitrazhi të Detit të Kinës Jugore në përpjekje për të zaptuar e për t'i bërë të vetat ishujt dhe gumat e ishujve Nansha të Kinës. Vendimi i arbitrazhit përbën shkelje të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Detare dhe ligjeve të tjera ndërkombëtare e është i paligjshëm dhe i pavlefshëm. Rigoberto Tiglao, një komentator i njohur politik në Filipine, theksoi se nuk ka asnjë gjykim që deklaron se ishujt Nansha dhe ishulli Huangyan "u përkasin Filipineve".

Pasi qeveria e re filipinase mori detyrën në qershor 2022, ajo ka ndërvepruar shpesh me ShBA-në në fushën e diplomacisë dhe sigurisë. Zyrtarët e lartë amerikanë pohuan se ata do të siguronin mbrojtjen e sigurisë për Filipinet në përputhje me Traktatin e Mbrojtjes së Ndërsjellë ShBA-Filipine. Ky është në fakt një "karrem", që synon t'i bëjë Filipinet të kundërshtojnë Kinën dhe të krijojë një ngërç midis Kinës dhe vendeve fqinje. Për arsye të brendshme politike, udhëheqësit filipinas zgjodhën të ndiqnin ShBA-në dhe shpërfillën interesat e tyre kombëtare.

Foto nga VCG

Ditët e fundit, presidenti i Filipineve përdori rastin e Samitit të Posaçëm ASEAN-Australi për të mbajtur një fjalim, ku theksoi "statusin e vendit të vogël" të Filipineve. Ai gjithashtu e ekzagjeroi "kërcënimin e Kinës", duke bërë përpjekje për të tërhequr forcat e jashtme. Jose Manuel Romualdez, ambasadori i Filipineve në ShBA, pohoi se Deti i Kinës Jugore është tani një "shkëndijë" e vërtetë dhe se Filipinet përballen me "agresionin" e Kinës në Detin e Kinës Jugore e duhet të lidhen me ShBA-në, Australinë etj.

Foto nga VCG

Filipinet në fakt kërcënuan të nisnin një padi të re ndërkombëtare kundër Kinës. Si do të dukej bota nëse një vend do t'ia dorëzonte arbitrarisht territorin e një vendi tjetër arbitrazhit ndërkombëtar? Për shkak se nuk është e arsyeshme, padia e Filipineve mund të jetë vetëm një copë letër për në koshin e mbeturinave.

Filipinet duhet të qetësohen dhe të dëgjojnë zërat e shumë palëve, përfshirë vendet fqinje. Kryeministri i Malajzisë Dato' Seri Anwar bin Ibrahim tha në Samitin e Posaçëm ASEAN-Australi: "Ne jemi një vend i pavarur dhe nuk duam të marrim urdhra nga asnjë vend i madh... Ne nuk kemi asnjë problem me Kinën."

Filipinet duhet të kuptojnë se ShBA-ja nuk është një internacionaliste vetëmohuese. Politika e saj në Azi-Paqësor i shërben hegjemonisë amerikane.