Wang Yi: Nëse Kina e Evropa bashkëpunojnë për përfitime të ndërsjella, nuk do të ketë konfrontim
2024-03-07 11:40:15

foto: VCG

foto: VCG

Të enjten paradite u mbajt një konferencë shtypi e sesionit të dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore të Kinës, ku Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministër i Punëve të Jashtme i Kinës, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. 

Wang Yi u shpreh që, për sa kohë që Kina e Evropa bashkëpunojnë me përfitime të ndërsjella, nuk do të ketë vend për konfrontim; për sa kohë që Kina e Evropa janë të hapura e kanë interesa të përbashkët, antiglobalizimi nuk do të marrë hov.

foto: VCG

foto: VCG

Wang Yi tha se disa vite më parë, një dokument politikash i BE-së e etiketoi Kinën si partnere, konkurrente dhe rivale institucionale. Megjithatë, realiteti ka treguar se ky pozicionim i trefishtë nuk është në përputhje me faktet dhe nuk është i realizueshëm, duke sjellë pasoja negative, ndërhyrje dhe pengesa të panevojshme në marrëdhëniet Kinë-BE. "Është si t'i japësh një makine që shkon drejt një kryqëzimi ku e kuqja, portokallia dhe jeshilja janë ndezur në të njëjtën kohë. Si mund të ecë makina?", u shpreh ai. 

foto: VCG

foto: VCG

 Wang Yi theksoi në vijim se Kina dhe Evropa nuk kanë konflikt thelbësor interesash apo kontradikta gjeostrategjike. Interesat e përbashkët të të dyja palëve janë shumë më të mëdha se dallimet mes tyre. Pozicionimi i saktë i marrëdhënieve Kinë-Europë duhet të jetë ai i partneritetit, toni kryesor duhet të jetë bashkëpunimi, vlera kryesore duhet të jetë pavarësia dhe perspektiva e zhvillimit duhet të jenë përfitimet e përbashkëta. (Zhan Dian/Artan)