Hamasi: Do të vazhdojmë negociatat derisa të arrihet një marrëveshje armëpushimi me Izraelin
2024-03-07 12:25:33

Gaza (Foto Atsh)

Gaza (Foto Atsh)

Lëvizja islamike palestineze Hamas bëri të ditur se do të vazhdojë negociatat përmes ndërmjetësve derisa të arrihet një marrëveshje armëpushimi me Izraelin.

“Ne do të vazhdojmë të negociojë përmes ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje që plotëson kërkesat dhe interesat e popullit tonë”,- thuhet në një deklarataë të Hamasit, ku theksohet se lëvizja ka treguar fleksibilitetin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje që kërkon ndërprerjen e agresionit në Gaza dhe akuzoi Izraelin për pengim të bisedimeve.

“Izraeli ende po i shmang pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje, veçanërisht ato që parashikojnë një armëpushim të përhershëm, kthimin e njerëzve të zhvendosur, tërheqjen nga Rripi i Gazës dhe plotësimin e nevojave të popullit tonë”,- thuhet në deklaratën e Hamasit.

Përfaqësuesit e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit po negociojnë një armëpushim të përkohshëm me Hamasin në Kajro. Izraeli nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në bisedime.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkon ndër të tjera që Hamasi të paraqesë një listë me emrat e pengjeve ende të gjallë të mbajtur në Gaza. (Irma)