Presidenti i Autoritetit Palestinez: Siguria dhe paqja arrihet duke i dhënë fund pushtimit izraelit
2024-03-07 12:27:33

Mahmoud Abbas (Foto Atsh)

Mahmoud Abbas (Foto Atsh)

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, deklaroi se arritja e sigurisë dhe paqes varet nga ndërprerja e okupimit të territorit palestinez nga Izraeli, duke nënvizura nevojën për një tërheqje të plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, Abbas tha se siguria dhe paqja mund të arrihen vetëm duke i dhënë fund pushtimit izraelit të tokës palestineze, me kryeqytetin e tij Jeruzalemin Lindor, shkruan “ATSH”.

Abbas dhe Erdogan diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Palestinë, strategjitë për të ndalur agresionin e ashpër izraelit dhe mizoritë kundër popullatës në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jeruzalem.

Ata theksuan edhe rëndësinë e ndjekjes së një rezolute politike, duke filluar me arritjen e anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB dhe njohjen e shtuar nga kombet e tjera.

Abbas paralajmëroi kundër përshkallëzimit të mundshëm të tensioneve gjatë muajit të Ramazanit për shkak të praktikave izraelite dhe pengimit të aksesit të adhuruesve në xhaminë Al-Aksa.

Ai theksoi domosdoshmërinë e një tërheqjeje të plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës, duke e konsideruar atë një komponent integral të shtetit palestinez. (Irma)