Wang Yi: Diplomacia kineze i ka dhënë botës projektet kineze dhe kontributin e vet
2024-03-07 11:01:57

foto nga CFP

foto nga CFP

Një konferencë shtypi mbi politikën e jashtme të Kinës u zhvillua të enjten paradite në kuadrin e sesionit të dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, ku anëtari i Byrosë Politike të KQ të PKK-së dhe ministri i Jashtëm Wang Yi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Wang vuri në dukje se gjatë vitit 2023 diplomacia kineze e zgjeroi hapësirën e vet dhe arriti suksese, duke nxitur solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me veprimet e Kinës, duke ofruar projektet kineze për zgjidhjen e krizave dhe të sfidave të ndryshme, duke dhënë kontribut për nxitjen e çështjes së paqes e të zhvillimit të botës dhe duke krijuar një situatë të re teorike e praktike të diplomacisë kineze. 

Gjatë 10 vjetëve që prej paraqitjes së tij nga presidenti Xi Jinping, koncepti i formimit të bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit është shndërruar nga një propozim në një sistem shkencor, nga një nismë e Kinës në konsensus ndërkombëtar dhe nga një vizion i bukur në rezultate konkrete, duke treguar gjallëri të fuqishme. Tashmë Kina ka krijuar bashkësinë me fate të përbashkëta me dhjetëra vende e rajone të botës në shumë fusha e në forma të ndryshme. Bashkësia me fate të përbashkëta e njerëzimit është përfshirë më se një herë në rezolutat e OKB-së  dhe në rezolutat ose deklaratat e mekanizmave shumëpalësh, si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, BRICS etj. (Wang Lei/ Artan)