Leksione Demokracie nga Kina
2024-03-07 22:04:24

Në kinezisht, termi për Demokracinë është "民主" (minzhu), që do të thotë "populli është zot".

Ky term e personifikon më së miri Kinën me një popullsi prej më shumë se 1.4 miliardë banorë, i përbërë nga 56 grupe etnike në të gjithë vendin, duke bërë të mundur pjesëmarrjen e gjerë dhe të qëndrueshme të të gjithë popullit të saj. Pjesëmarrja, gjithëpërfshirja në këndvështrimin tim, është forma më e lartë e Demokracisë.

Foto:VCG

Përfaqësuesit e Asamblesë Kombëtare Popullore dëgjojnë raportin e punës së qeverisë të bërë nga kryeministri në mbledhjen e hapjes së sesionit vjetor, 5 mars 2024, Pekin(Foto:VCG)

Demokracia është një vlerë e përbashkët e njerëzimit, e cila i kapërcen kulturat dhe i kalon kufijtë. Demokracia është e shenjtë, konsiderohet e tillë pasi ka përgjegjësi për rregullimin dhe garantimin e cilësisë së jetës komunitare.

Megjithatë, përkufizimi dhe interpretimi i demokracisë ka qenë prej kohësh monopoli i Perëndimit, pasi demokracia është një sistem politik me origjinë nga Perëndimi, dhe shpesh here ia lejon vetes të përcaktojë kriteret për demokracinë.

Kështu të dëshmosh për leksione demokracie nga Kina, e udhëhequr nga Qeveria kineze komuniste duket e pamundur që ky term mund ti përkasë këtij vendi. Kjo sigurisht për shkak të narratives perëndimore ku monopoli i demokracisë pretendohet se mbahet vetëm prej saj.

Shtetet e Bashkuara, e konsiderojnë veten si roje të demokracisë, dhe përcakton se cili vend konsiderohet demokratik dhe cili jo. Madje në emrin e vendosjes se demokracisë janë marrë vendime dhe veprime ushtarake ndaj disa vendeve në Lindje përgjatë dy dekadave të fundit. Në fakt, jo vetëm që nuk u pa asnjë shenjë demokracie, por përkundrazi, në vende si Libia, Afganistani, Siria, sot mbizotëron varfëria dhe pasiguria.

Megjithatë duke mos u ndalur konkretisht te forma demokratike që Perëndimi ka përzgjedhur për këto vende, duhet theksuar fakti se askush nuk e ka monopolin e demokracisë. 

Kësisoj, lind pyetja, a mund të marrim leksione demokracie nga Kina? Kësaj pyetje i përgjigjet një nga aktivitet më të rëndësishme të qeverisë kineze të mbajtur me 4 dhe 5 mars 2024.

Janë pikërisht “Dy Sesionet” që përbëjnë veprimtaritë më të rëndësishme vjetore politike në Kinë, përkatësisht sesioni i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, dhe Sesioni i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Në keto sesione, qeveria kineze jep llogari për punën e saj gjatë një viti në mënyrë të hapur dhe të plotë, përpara afro tre mijë ligjvënësve të Asamblesë Kombëtare Popullore te Kinës dhe mbi dy mijë e dyqind këshilltarëve politikë të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Foto:VCG

Përfaqësuese e AKP-së nga Pekini diskutojnë për projekt-ligj, 7 mars 2024, Pekin(Foto:VCG)

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës është organi më i lartë shtetëror i pushtetit, me deputetët që zgjidhen demokratikisht. Ata janë fermerë, punëtorë fabrikash, zyrtarë, avokatë, profesorë universiteti, etj.

Pavarësisht gjinisë, moshës e profesionit, secili prej tyre ka votë të barabartë, duke ushtruar demokracinë popullore përgjatë tërë procesit, në aspektet e legjislacionit, vendimmarrjes, administrimit, mbikëqyrjes, etj..

"Dy sesione", takimet vjetore të legjislaturës kombëtare të Kinës dhe organit më të lartë këshillues politik, ofrojnë një dritare për të vëzhguar demokracinë popullore të gjithë procesit të Kinës. Ato "janë një praktikë e gjallë e demokracisë popullore të gjithë procesit të Kinës  dhe i jep akses komunitetit ndërkombëtar për të kuptuar modernizimin e Kinës të qeverisjes kombëtare.

Kjo merr rëndësi të veçantë në kohën kur Kina po ndjek gjithashtu me vendosmëri zhvillimin me cilësi të lartë për të arritur modernizimin kinez dhe për të promovuar hapjen e nivelit të lartë për të nxitur zhvillimin e përbashkët të botës.

Ngritja e Kinës si një fuqi ekonomike globale nuk ka qenë aspak e jashtëzakonshme, me kombin që po kalon nga një vend i varfër në ekonominë e dytë më të madhe në botë në një hark kohor prej vetëm 75 vjetësh. Madje në vijimësi kjo ngritje ekonomike e Kinës shikohet kërcënim për pjesën tjetër të botës, por transparenca që ofrojnë këto dy sesione brenda dhe jashtë vendit janë dëshmi e demokracisë kineze.

Me ekonominë e Kinës që demonstron elasticitet, e shënuar nga një rritje e jashtëzakonshme prej 5.2 për qind në 2023 – një shifër që tejkaloi pritshmëritë globale – Dy Sesionet fitojnë rëndësi globale, veçanërisht në mes të dinamikës së fuqisë në zhvillim midis Kinës dhe Perëndimit të udhëhequr nga SHBA.

Demokracia kineze është një sistem i mirë-orkestruar që kombinon zgjedhjet, konsultimet, vendimmarrjen dhe mbikëqyrjen, duke përbërë një sistem me cilësi të lartë që ofron kanale efektive për mbledhjen e opinionit të gjerë publik dhe ofron zgjidhje në kohë për të përmirësuar jetën e njerëzve.

Konferenca Konsultative Politike Popullore është një formë e rëndësishme e promovimit të demokracisë socialiste dhe praktikimit të demokracisë popullore të gjithë procesit në jetën politike të Kinës.

Çfarë janë “Dy Sesionet”?

Foto:VCG

Përfaqësues të AKP-së nga disa pakica kombëtare(Foto:VCG)

Parlamentarët dhe këshilltarët politikë mblidhen në Pekin çdo mars për dy grupe paralele takimesh të quajtura Lianghui ose "Dy Sesionet".

NPC, e përbërë nga deputetë të zgjedhur, është legjislatura kombëtare e Kinës dhe në parim organi shtetëror më i fuqishëm sipas kushtetutës.

Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez (CPPCC) është një organ i lartë këshillues i ekspertëve, liderëve të biznesit dhe përfaqësuesve nga partitë e tjera politike.

Në praktikë, si NPC ashtu edhe CPPCC i përgjigjen Partisë Komuniste Kineze të udhëhequr nga presidenti suprem Xi Jinping.

Në fjalimin e tij, Wang Huning, kryetar i Komitetit Kombëtar të CPPCC, paraqiti një raport pune në seancë, duke thënë se në vitin 2024 CPPCC do të fokusohet në avancimin e modernizimit kinez, do të ofrojë në mënyrë aktive sugjerime dhe do të nxisë konsensus të gjerë.

"Dy seancat" e këtij viti kanë një rëndësi të veçantë pasi viti 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe qëndron si një vit kyç për arritjen e qëllimeve dhe detyrave të përshkruara në Planin e 14-të pesë-vjeçar (2021-2025).

Ekonomia e Kinës u rimëkëmb në vitin 2023, duke demonstruar përparim solid në zhvillimin me cilësi të lartë. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 5.2 për qind, duke tejkaluar objektivin fillestar prej rreth 5 për qind. Vendi vazhdon të jetë një motor jetik i zhvillimit global, duke kontribuar rreth 30 për qind në rritjen ekonomike botërore.

Duke parë përpara, udhëheqja kineze ka theksuar rëndësinë e kërkimit të përparimit duke ruajtur stabilitetin dhe zbatimin me besnikëri të filozofisë së re të zhvillimit në të gjitha fushat. Konsolidimi dhe forcimi i momentit të rimëkëmbjes ekonomike është i një rëndësie të madhe.

Kujtojmë se në raportin e tij për Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping vuri në dukje se është e nevojshme të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse demokracia konsultative, të promovohet zhvillimi i gjerë, me shumë shtresa dhe i institucionalizuar i demokracisë konsultative, t'i përmbahet dhe të përmirësohet sistemi politik shumëpartiak. bashkëpunimin dhe konsultimin politik nën udhëheqjen e PKK-së dhe përmirësimin e mekanizmit të mbikëqyrjes demokratike të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe kontaktit të anëtarëve të saj me masat në sektorët e tyre.

Foto:VCG

Fluks i konsumatorëve gjatë Festës së Pranverës, provincë Hainan(Foto:VCG)

Vitet e fundit, një numër në rritje i sondazheve të opinionit publik kanë treguar se qeveria kineze gëzon një nivel të lartë besimi midis qytetarëve të saj, i cili është i pashembullt në krahasim me qeveritë apo partitë e tjera politike.

Në janar 2022, firma udhëheqëse ndërkombëtare e konsulencës për marrëdhëniet me publikun Edelman publikoi "Edelman Trust Barometri 2022". Raporti zbuloi se besimi i publikut në qeverinë kineze u rrit në 91 për qind në vitin 2021, me nëntë pikë përqindjeje nga viti në vit. Kina gjithashtu kryesoi renditjen për herë të dytë. Një sondazh i Universitetit të Harvardit, i cili ka vazhduar për më shumë se një dekadë, zbuloi se 90 për qind e popullit kinez janë të kënaqur me qeverinë e tyre për shumë vite me radhë.

Dy raste të "zhbërjes" së Demokracisë

Padashur të bej krahasime për Demokracitë në një trajektore aspak të ngjashme, Kinë-SHBA-Shqipëri, është e udhës që ndërsa flasim për Demokracinë dhe atë që ajo përfaqëson, me të e drejtat dhe detyrimet, të evidentojmë raste kur këto të drejta janë shkelur me të dyja këmbët. Pra e drejta e votës, e drejta për tu përfaqësuar, e drejta për tu dëgjuar, etj.

Nëse ndalojmë në SHBA. Pasojat e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës në vitin 2020, me ngjarjet në Capitol Hill janë një shembull i gjallë se si politika partiake mund të copëtojë shoqërinë, madje duke i kthyer miqtë në armiq për shkak të orientimeve të ndryshme politike.

Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë, prej disa muajsh, asnjë séance parlamentare nuk po zhvillohet normalisht.

Madje ngjarja më e paprecedentë që prek dhe cenon drejtpërdrejtë interesin e qytetarëve shqiptarë është miratimi i buxhetit. Seanca e miratimit të buxhetit 2024 zgjati vetëm 7 minuta, seancë e cila u miratua mes zhurmës së deputetëve të opozitës. Buxheti u votua me 74 vota pro dhe 4 vota kundër nen tymin e flakadnanet e ndezur nga opozita.

Sigurisht ky nuk është model demokracie, pasi interesi i popullit shqiptarë nuk u mbrojt as nga maxhoranca e as nga opozita.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndaj dy sesionet të zhvilluara në Kinë, i quaj si leksione demokracie, ku ligjvënësit kombëtarë të Kinës dhe këshilltarët politikë diskutojnë dhe vendosin objektivat e zhvillimit social dhe ekonomik duke dëshmuar transparence jo vetëm për popullin kinez por dhe për botën mbarë.

Në vlerësimin tim “Dy Sesionet” kanë një rëndësi të veçantë për ekonominë dhe politiken jashtme të Kinës pasi një Kinë më e fortë, gjithëpërfshirëse mund  të japë një kontribut më të madh për paqen botërore, zhvillimin dhe përparimin njerëzor.