Kina shënoi rekord për udhëtimet ajrore gjatë Festës së Pranverës
2024-03-07 09:29:47

VCG

VCG

Udhëtimet e pasagjerëve të transportit ajror në Kinë arritën në 83.45 milionë gjatë periudhës 40-ditore të Festës së Pranverës, i njohur gjithashtu si “chunyun”, që u zhvillua nga 26 janari deri më 5 mars, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën, citon “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, sektori i aviacionit civil trajtoi mbi 2.08 milionë udhëtime pasagjerësh në ditë, duke shënuar një rekord të lartë, bëri të ditur Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC).

Shifra u rrit me 51.1 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe me 14.5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2019.

Sipas CAAC, aeroportet kineze trajtuan gjithsej 683.000 fluturime gjatë festës, me numrin e fluturimeve mesatare ditore që u rrit me 27.4 për qind nga një vit më parë në mbi 17.000. (Irma)